Kalas: SHBA dëshiron ta ndajë Evropën
- Shefja e diplomacisë evropiane dhe ish kryeministre estoneze, Kaja Kalas, deklaroi se SHBA dëshiron ta ndajë Evropën për ta parandaluar të bëhet konkurent i saj.
Bruksel, 13 mars 2026 (MIA) - Shefja e diplomacisë evropiane dhe ish kryeministre estoneze, Kaja Kalas, deklaroi se SHBA dëshiron ta ndajë Evropën për ta parandaluar të bëhet konkurent i saj.
Në një intervistë për "Fajnenshëll Tajms", të publikuar mbrëmë, Kalas akuzoi SHBA-në se po bën përpjekje t'i ndajë aleatët evropian pas çështjeve siç janë tregtia dhe marrëdhëniet me Kinën.
"SHBA dëshiron ta ndajë Evropën", tha Kalas. "Ata duan të jenë të sigurt se Evropa nuk është e bashkuar, sepse një Evropë e bashkuar është një Evropë më e fortë, ndërsa një Evropë e fortë është konkurrente e SHBA-së".
Ajo shtoi se SHBA, gjithashtu, bën përpjekje për të minuar përpjekjet evropiane për ndërtimin e aftësive të veta mbrojtëse. Sipas saj, Uashingtoni dëshiron që Evropa të mbetet e varur nga Amerika në siguri.
Deklaratat e politikanes estoneze vijnë në kohën e tensioneve në rritje mes SHBA-së dhe disa vendeve evropiane rreth tregtisë, shpenzimet për mbrojtjen dhe marrëdhëniet me Kinën. Administrata amerikane vazhdimisht shpreh brengë për varësinë e Evropës nga burimet energjetike ruse dhe lidhjet e saj tregtare me Kinën dhe u bën thirrje aleatëve evropian për t'u përafruar më ngushtë me objektivat e politikës së jashtme të Uashingtonit. sa/