Kac: Lufta kundër Iranit do të vazhdojë për aq sa të jetë e nevojshme
- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, sot deklaroi se lufta kundër Iranit do të vazhdojë "për aq sa të jetë e nevojshme".
Tel Aviv, 11 mars 2026 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, sot deklaroi se lufta kundër Iranit do të vazhdojë "për aq sa të jetë e nevojshme".
"Ky operacion do të vazhdojë pa asnjë kufizim kohor derisa të arrijmë të gjitha objektivat dhe beteja të zgjidhet", theksoi Kac në takimin e sotëm me udhëheqjen e armatës në selinë ushtarake në Tel Aviv.
Sipas tij, Izraeli, në bashkëpunim me SHBA-në, kanë arritur "sukses shumë mbresëlënës në sulm dhe mbrojtje".
"Udhëheqja iraniane që mbijetoi po ikte si minjtë në tunele, njësoj si udhëheqja e Hamasit në Rripin e Gazës", theksoi Kac.
Ai pretendon dhe se deri më tani në Iran janë vrarë mijëra anëtarë të Gardës Revolucionare dhe milicisë Basixh
Sipas Kac, udhëheqja iraniane është "një grup frikacakësh të cilët frikësojnë gratë, fëmijët dhe të moshuarit në rrugë, të specializuar për masakra dhe vrasjen e civilëve".
Kac potencoi se Izraeli do të vazhdojë sulmet e tij, të cilat duhet t'i lejojnë popullit iranian të revoltohet dhe të përmbysë regjimin iranian.
Foto: EPA