Kac: Izraeli do ta zgjidhë vetë problemin me Hezbollahun në Liban, nëse qeveria libaneze nuk mundet
- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, deklaroi sot se i ka dhënë një ultimatum qeverisë libaneze: duhet ta ndalojë Hezbollahun nga kryerja e sulmeve në Izraelin verior ose ushtria izraelite do të hyjë në territorin libanez dhe “do ta zgjedh vetë problemin”, informon Al Xhezira.
Tel Aviv, 12 mars 2026 (MIA) – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, deklaroi sot se i ka dhënë një ultimatum qeverisë libaneze: duhet ta ndalojë Hezbollahun nga kryerja e sulmeve në Izraelin verior ose ushtria izraelite do të hyjë në territorin libanez dhe “do ta zgjidhë vetë problemin”, informon Al Xhezira.
“Hezbollahu lëshoi dje një breshëri të fuqishme raketash drejt shtetit të Izraelit”, tha Kac, transmeton "Tajms of Izrael".
“E paralajmërova presidentin e Libanit se nëse qeveria libaneze nuk di si ta kontrollojë territorin dhe ta parandalojë Hezbollahun nga kërcënimi i komuniteteve veriore dhe të qëllojë në Izraelin, ne do ta marrim territorin dhe do ta bëjmë vetë këtë”, tha ai.
Foto: arkivi i MIA-s