Këshilli i PP-së për javën e ardhshme e caktoi seancën për të dhënë mendim për kandidatët për Prokurorin e ri Shtetëror Publik
- Këshilli i Prokurorëve Publikë për javën e ardhshme ka caktuar seancë për të dhënë mendim për kandidatët që kanë aplikuar në konkursin për emërimin e Prokurorit të ri Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup, 11 shkurt 2026 (MIA) – Këshilli i Prokurorëve Publikë për javën e ardhshme ka caktuar seancë për të dhënë mendim për kandidatët që kanë aplikuar në konkursin për emërimin e Prokurorit të ri Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në rendin e ditës të seancës së 38-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë, e planifikuar për të martën - 17 shkurt 2026, është vetëm një pikë - dhënia e mendimit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për propozimin për emërimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Këshilli i PP-së në përputhje me afatet ligjore, duhet t'i japë Qeverisë një mendim pozitiv ose negativ brenda 15 ditëve, pas së cilës Qeveria i propozon Kuvendit njërin nga kandidatët që ka marrë mendim pozitiv.
Qeveria në një seancë më 3 shkurt miratoi një përfundim në lidhje me pesë kandidatët për prokuror publik dhe në përputhje me dispozitat ligjore, ia dorëzoi ato Këshillit të Prokurorëve Publikë, pasi Kuvendi paraprakisht e kishte informuar Qeverinë për përfundimin e shpalljes së prokurorit publik dhe kishte dorëzuar listën e kandidatëve.
Nga shërbimi për shtyp i Kuvendit nuk i zbuluan emrat e kandidatëve, por siç konfirmuan vetë disa nga aplikantët, ata janë u.d. prokurorja publike shtetërore Anita Topolova-Isajlovska, prokurorja Lençe Ristovska, gjykatësi nga Gjykata Penale, Nenad Savevski, ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski dhe prokurorja nga Prokuroria e Shkupit, Lidia Raiçeviq.
Një nga pesë aplikantët pritet të pasojë Ljupço Kocevskin, i cili dha dorëheqje të parevokueshme në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa në vendin e tij si u.d. prokurore publike shtetërore u emërua prokurorja Topolova-Isajlovska, e cila ishte kandidatja e vetme, por nuk mund ta mbajë këtë pozicion për më shumë se gjashtë muaj.
Procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik të shtetit filloi me shpalljen e publikuar nga Kuvendi më 12 janar të këtij viti, me afat për aplikime prej 15 ditësh nga data e publikimit në "Gazetën Zyrtare". Kandidatët duhet të kenë të paktën 10 vjet përvojë pune të pandërprerë si prokurorë publikë ose gjykatës në fushën e së drejtës penale.
Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, kandidaturat e pranuara ridërgohen në Qeveri. Pas paraqitjes, Qeveria kërkon mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për të gjithë kandidatët. Këshilli është i detyruar të dorëzojë mendime të sqaruara në afat prej 15 ditëve. Nëse Këshilli nuk jep mendim pozitiv për asnjë nga kandidatët e paraqitur, Qeveria nuk mund të përcaktojë propozim dhe i propozon Kuvendit shpalljen e konkursit të ri. Me 61 vota të deputetëve do të duhet të zgjidhet prokurori i ri shtetëror publik. ls/
Foto:Arkivi i MIA-s