Këshilli i Prokurorëve Publikë e refuzoi nismën e prokurores Ristoska për presione politike
- – Këshilli i Prokurorëve Publikë në mbledhjen e sotme njëzëri e refuzoi nismën e prokurores publike Lençe Ristoska, e cila thoshte se ndaj pavarësisë së saj ka pasur ndikime dhe presione të jashtme, veçanërisht për shkak të veprimit të saj në lëndë kundër VMRO-DPMNE-së.
Shkup, 30 mars 2026 (MIA) – Këshilli i Prokurorëve Publikë në mbledhjen e sotme njëzëri e refuzoi nismën e prokurores publike Lençe Ristoska, e cila thoshte se ndaj pavarësisë së saj ka pasur ndikime dhe presione të jashtme, veçanërisht për shkak të veprimit të saj në lëndë kundër VMRO-DPMNE-së.
Në nismë Ristoska ka theksuar se sulmet ndaj saj rrjedhin nga struktura politike të VMRO-DPMNE-së, ndërsa si shembull theksoi deklaratat e kryeministrit dhe publikimet në ueb-faqen e partisë.
Siç sqaroi anëtarja Marijana Ilievska, Komisioni ka konfirmuar se deklaratat dhe sulmet nuk kanë lidhje me veprime konkrete të cilat do ta vinin në pikëpyetje pavarësinë e prokurores.
“Mungesa e individualizimit përjashton mundësinë e përcaktimit të ndikimit real dhe konkret. Edhe pse këto deklarata nga kryeministri, ku ai e quan atë mediokritet me matricë politike, ne besojmë se ato nuk përbëjnë shkelje të integritetit të prokurores publike sepse nuk lidhen me veprime që do të vinin në dyshim pavarësinë e vendimmarrjes së saj”, tha ajo.
Në konkluzionin, të cilin Këshilli e miratoi njëzëri, ishte theksuar se nuk ka ndikim të jashtëm ndaj punës së tij, e as, është rrezikuar integriteti i saj profesional.
Krahas kësaj, Këshilli mori vendime për shpalljen e thirrjeve për zgjedhje të prokurorëve publikë në shumë prokurori në shtet, në mesin e të cilëve në Resnjë, Kriva Pallankë, Koçan PLP Manastir dhe PLP Shkup.
Mbledhja vazhdoi me vendosje për lëndët disiplinore. fc/
Foto: MIA