• сабота, 16 мај 2026

Jemeni nuk do të mbetet neutral në rast të veprimeve të reja amerikane kundër Iranit

Jemeni nuk do të mbetet neutral në rast të veprimeve të reja amerikane kundër Iranit

Sana, 29 prill 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Jemenit sot njoftoi se vendi nuk do të mbetet neutral në rast të veprimeve të reja amerikane kundër Iranit, duke dënuar ashpër veprimet e SHBA-së në Gjirin Persik dhe duke shprehur mbështetje për Teheranin në mosmarrëveshjen rreht Ngushticës së Hormuzit.  

Në deklaratë thueht se Sana i konsideron masat e SHBA-së ndaj anijeve iraniane dhe sekuestrimin e anijeve në rajon si "shkelje të së drejtës ndërkombëtare" dhe "pirateri", duke pretenduar se këto veprime destabilizojnë zinxhirët globalë të furnizimit dhe rrisin çmimet e energjisë dhe ushqimit, raporton Iran Pres TV. 

Jemeni ka shprehur mbështetje për kufizimet e Iranit mbi lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, duke i cilësuar ato si pjesë të "të drejtës për vetëmbrojtje", ndërsa akuzon SHBA-në për përshkallëzim të tensioneve në rajon. 

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Jemeni është së bashku me Iranin, Libanin dhe Palestinën në konfliktet aktuale rajonale, ndërsa administrata amerikane akuzohet për "barbarizëm" dhe destabilizim të Lindjes së Mesme.

Mesazhi vjen në një kohë tensionesh të rritura rreth rrugëve detare në Gjirin Persik, ku më herët janë regjistruar incidente të sekuestrimit të anijeve dhe kufizime të lundrimit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан