• петок, 20 февруари 2026

Janevska: Universitetet të hapin programe studimore sipas nevojave të tregut të punës

Janevska: Universitetet të hapin programe studimore sipas nevojave të tregut të punës

Shkup, 18 shkurt 2026 (MIA) - Universitetet të hapin programe studimore, fakultete, drejtime ose specializime sipas nevojave të tregut të punës, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Jnevska, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve nga deputeti Halil Snopçe, i cili në seancën e sotme të Kuvendit pyeti pse nxënësit e shkollave të mesme pas përfundimit të arsimit nuk kanë mundësi të vazhdojnë në gjuhën e tyre amë studimet e akredituara dhe nëse ka strategji për sigurimin e kuadrit adekuat  profesional.

Ministrja Janevska theksoi se Ligji i ri për arsim të lartë ofron mundësi dhe se ato duhet të shfrytëzohen në kuadër të autonomisë së universiteteve.

"Apeloj që universitetet të hapin programe studimore adekuate, fakultete, drejtime ose specializime për të cilat shteti ka nevojë. Prandaj mbështeteni ligjin për arsim të lartë, që probleme të tilla të mos ndodhin në të ardhmen. Universiteti "Nëna Terezë" ekziston tashmë 10 vite, ndërsa Universiteti në Tetovë ekziston mbi 20 vjet. Ata mund të vendosin të zbatojnë programe studimore adekuate me nevojat e tregut të punës. Ndërsa, në lidhje me mjetet e investuara në arsimin e lartë, dua të them se shteti investon mjete në universitete dhe presim me Ligjin e ri dhe mënyrën e re të financimit të ketë më shumë financim", u përgjigj Janevska dhe shtoi se duke marrë parasysh atë që po ndodh kudo në botë, mendoj se e kemi kapur trendin dhe duhet të pranoni se me ardhjen në pushtet në mënyrë drastike është rritur buxheti për arsimin, për dallim nga shtatë vitet paraprake kur mund të investohej më shumë në universitete.

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve nga deputeti Halil Snopçe, ministrja e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska tha se në të ardhmen universitetet përmes programeve studimore duhet të lidhen sa më shumë me kompanitë, nuk duhet ta neglizhojnë këtë, sepse kjo i sjell dobi shkencës dhe ekonomisë, dhe do t’u sjellë dobi studentëve dhe shoqërisë në tërësi. sa/

foto: printskrin

Остани поврзан