Janevska: Për patent shofer mjafton shkollimi fillor, shteti u ofron mundësi romëve dhe ata duhet t'i shfrytëzojnë
- Për të dhënë testin për patent shofer, mjafton shkollimi minimal, ai fillor. Shteti u siguron mundësi që ata duhet t'i shfrytëzojnë. Kemi numër të madh të instrumenteve me të cilat tentojmë ta përmirësojmë situatën e romëve, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska lidhur me protestat e romëve që kërkojnë të lirohen nga obligimi për ta kaluar testin për patent shofer sepse janë të pashkolluar.
Shkup, 5 shkurt 2026 (MIA) - Për të dhënë testin për patent shofer, mjafton shkollimi minimal, ai fillor. Shteti u siguron mundësi që ata duhet t'i shfrytëzojnë. Kemi numër të madh të instrumenteve me të cilat tentojmë ta përmirësojmë situatën e romëve, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska lidhur me protestat e romëve që kërkojnë të lirohen nga obligimi për ta kaluar testin për patent shofer sepse janë të pashkolluar.
Ministrja sot deklaroi se arsimimit të romëve i kushtohet vëmendje serioze me projektin "Dekada e romëve" dhe me projekte të tjera të veçanta të MASH-it dedikuar komunitetit etnik rom.
"Arsimi është pa pagesë edhe për ata që e tejkalojnë moshën, kështu që deri 29 vjeç, apo sigurisht deri 25 vjeç, ata përmes Qendrës për arsim të të rritueve marrin edukim. Kemi pasur edhe projekte me partnerët tanë të huaj përmes të cilëve romët që ishin të interesuar ta plotësojnë arsimin e vet, morën një lloj arsimi adekuat sipas kërkesës së tregut të punës, nevojave të tyre personale etj.", tha Janevska duke u prëgjigjur në pyetje të gazetarëve.
Theksoi edhe se MASH-i ka angazhuar dhe paguan rreth 40 ndërmjetës romë në mënyrë që të rritet përfshirja, përkatësisht përfshirja e fëmijëve romë në shkolla, sepse, siç tha, ndodhë që ata të rregjistrohen, por të mos vijnë në shkollë dhe ta braktisin mësimin. ab/
Foto: МIА arkivi