• среда, 15 април 2026

Janevska: Nëse do të më zëvendësojnë nuk varet nga unë, çdo ditë punoj sa më shumë që është e mundur

Janevska: Nëse do të më zëvendësojnë nuk varet nga unë, çdo ditë punoj sa më shumë që është e mundur

Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se për vendin e saj në Qeveri vendos kryeministri Hristian Mickoski, ndërsa atë resor e udhëheq me përkushtim dhe me punë të përditshme. 

"Ajo për të cilën jam e sigurtë është se punoj çdo ditë, sa më shumë të jetë e mundur, për të kontribuar në zhvillimin e këtij shteti. Shumë herë kam thënë - mandatari, gjegjësisht kryeministri në këtë moment, e propozon Qeverinë", deklaroi minisrja Janevska duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse është e sigurt në pozicionin që ka në Qeveri pasi kryeministri Mickoski paralajmëroi një rikonstruim në maj ose në qershor. 

Në deklaratën për mediat ajo shtoi se përveç kësaj edhe partia ka strukturat e veta, të cilat, siç tha, mendojnë me kujdes në të mirë të shtetit dhe propozojnë funksione të caktuara. 

"Kështu që, nuk varet vetëm nga unë ose aspak nga unë nëse do të zëvendësohem ose jo", deklaroi Janevska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së Konferencës rajonale për arsim të lartë, e cila sot dhe nesër mbahet në Shkup nën organizim të MASH-it. qa/

Foto: MIA 

Остани поврзан