Janevska në Konferencën mbi edukimin formal të nxënësve në trajtim afatgjatë spitalor
- Sot në Muzeun e Luftës maqedonase do të mbahet konferencë kushtuar arsimit formal për nxënësit që i nënshtrohen trajtimit afatgjatë spitalor, ku do të marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Sot në Muzeun e Luftës maqedonase do të mbahet konferencë kushtuar arsimit formal për nxënësit që i nënshtrohen trajtimit afatgjatë spitalor, ku do të marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Konferenca i kushtohet zgjidhjes së re sistemike që u prezantua në vitin shkollor 2025-2026 dhe është rezultat i bashkëpunimit midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SANO - Shoqatë për mbështetjen e fëmijëve me kancer.
Foto: arkivi i MIA-s