Janevska: Në arsim fillon të realizohet ajo që duhej shumë më parë, po shkojmë mirë
- Në arsim do të vazhdojnë investimet në vitin 2026 ku planifikohen 166 në infrastrukturë, do të ketë buxhet më të madh për shkencë, në mars rritje të pagave të mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm mes 7,5 dhe 10 për qind, ndryshime të mëdha në arsimin e mesëm profesional, koncept i ri i maturës shtetorore me dy lloje - gjimnaz dhe profesional, ligje të reja për arsimin e lartë.
Shkup, 29 dhjetor 2025 2025 (MIA) - Në arsim do të vazhdojnë investimet në vitin 2026 ku planifikohen 166 në infrastrukturë, do të ketë buxhet më të madh për shkencë, në mars rritje të pagave të mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm mes 7,5 dhe 10 për qind, ndryshime të mëdha në arsimin e mesëm profesional, koncept i ri i maturës shtetorore me dy lloje - gjimnaz dhe profesional, ligje të reja për arsimin e lartë.
Në takim me gazetarët sot ministrja kompetente Vesna Janevska tha se procesi po shkon mirë dhe është e kënaqur që fillon të realizohet ajo që duhej më parë.
"Kemi tekste shkollore për të cilat nxënësit dhe mësimdhënësit nuk ankohen, ka disa ankesa por këtë vit do të jetë ndryshe. Kemi bërë shumë - patëm shtatë ligje, ndërsa gati janë shtatë të tjerat. Jo gjithmonë varet nga ministria dhe ministri se si do të zhvillohen punët, por unë shpresoj se do të zhvillohen në rendin më të mirë", tha Janevska.
Në vitin 2026 do të vazhdojë mësimi me një ndrrim - deri tani numri i shkollave që janë përfshirë është 200. Në mënyrë etapore do të vendosen dëftesat elektronike.
Rritje të vazhdueshme në buxhet ka edhe për shkencën në të cilën, tha Janevska, është bërë një hap i mirë dhe shtoi se është krenare që në raportin e Komisionit Evropian për herë të parë ka vlerësim pozitiv.
Siç ishte thënë paraprakisht, ligji i ri për arsimin e lartë deri në fund të vitit duhet të vendoset për diskutim në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Rregulloreve. Draft-versioni është gati, por tha ministrja, duhet ta miratojnë persona profesional para se të vendoset në ENER së bashku me Ligjin për cilësi në arsimin e lartë dhe Ligjin për veprimtari shkencore-kërkimore.
Mes risive më të rëndësishme me legjislativën e re janë edhe kriteret më të ashpra për avancim në tituj akademik dhe për rizgjedhje të profesorëve universitar.
Për shkak të mosplotësimit të kushteve dhe parregullsive, deri tani janë mbyllur 14 institucione dhe kontrollet vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm. Siç tha Janevska, më vështirë shkon me vendimet për mbylljen e fakulteteve për shkak të pasaktësive në ligjin aktual për arsimin e lartë dhe pritet që ai problem të tejkalohet me ligjin e ri.
Janevska theksoi se do të ketë softuer të ri për plagijati.mon.gov.mk - mjet për zbulimin e punimeve të plagjiatuara dhe njoftoi të ashtuquajturin "mur turpi" mbi të cilin do të publikohen punime të papërshtatshme sepse, tha ajo, universitete të ndryshme po lëshojnë diploma masteri dhe doktorature që janë në nivelin e punimeve të nxënësve.
Në takimin me gazetarët ministrja ka informuar edhe se në fazën e avancuar është vendimi për përfundimin e objekteve të FINKI-t dhe Fakultetit të Edukatës Fizike në afërsi të Rektoratit të USHCM-së.
Grupi i punës në Fakultetin e Ndërtimtarisë, në të cilin është përfshirë edhe IITIS, ka bërë analizë dhe javën e ardhshme do të shpallet tender për riprojektim. Kur të bëhet gati do të ketë shpallje për një kontraktor për punët ndërtimore.
Objektet nuk do të kenë fasadë barok por modern, dhe sipas projektit të ri, është parashikuar të dyja të jenë të bashkuara me urë. sa/
Foto: MIA arkivi