• сабота, 21 февруари 2026

Janevska: Me Ligjin e ri për Arsim të Lartë, po përmirësojmë cilësinë e arsimit

Janevska: Me Ligjin e ri për Arsim të Lartë, po përmirësojmë cilësinë e arsimit

 Manastir, 20 shkurt 2026 (MIA) - Me Ligjin e ri për Arsim të Lartë ne do ta përmirësojmë cilësinë e arsimit, ndërsa pas disa vitesh të gjithë do të jenë të bindur se ky ligj do të sjellë sukses, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në debatin e sotëm publik kushtuar zgjidhjes së re ligjore që u mbajt në Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit" në Manastir.

Në një deklaratë për mediat, ministrja Janevska konfirmoi se gjithçka që do të argumentohet do të pranohet dhe do të përfshihet në Ligjin e propozuar për Arsim të Lartë.

"Çdo gjë që argumentohet do të pranohet sepse Ligji për Arsimin e Lartë është i madh, i mbirregulluar, por grupi i punës konsideroi se në këtë moment duhet të mbetet kështu derisa ta stabilizojmë arsimin e lartë, ndërsa në të ardhmen mund të sjellim ndryshime. Me Ligjin e ri për Arsim të Lartë ne do të përmirësojmë cilësinë e arsimit, dhe pas disa vitesh të gjithë do të jenë të bindur se ky ligj do të sjellë sukses. Rekomandoj që edhe universitetet e tjera të shikojnë nga Universiteti i UKLO-së në veprimtarinë arsimore dhe kërkimore shkencore", theksoi ministrja Janevska.

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës  në këtë fazë të debatit publik vuri re vërejtje, ndërsa po ofron sqarime të hollësishme për pjesë të Ligjit për Arsim të Lartë.

 "Në këtë fazë në përgjithësi reagohet ndaj kritereve të përzgjedhjes, të cilat janë numri i punimeve që duhet të publikohen në bazën e të dhënave për revistat shkencore. Pati edhe reagime për ndonjë ndërhyrje nga shteti në autonominë e universiteteve, dhe kjo absolutisht nuk është e vërtetë. Ne nuk ndërhyjmë në programet studimore, në metodologjinë dhe mënyrën e komunikimit me studentët, por organe të caktuara që duam të funksionojnë do të mundësojnë llogaridhënien e universiteteve ndaj shtetit sepse ai i financon. Përveç kësaj, ne ofrojmë një model të ri financimi që universitetet e kërkuan, që do të thotë se nëse kanë sukses, do të marrin fonde shtesë", theksoi ministrja Janevska.

 Rektori i Universitetit Shën Klimenti i Ohrit në Manastir, Igor Nedellkovski, e përshëndeti iniciativën për të miratuar një Ligj të ri për Arsimin e Lartë në vend.

"Këto debate publike janë një akt historik sepse kurrë më parë nuk ka pasur një debat publik të hapur dhe të gjerë, as nuk ka ndodhur që një ministër të dëgjojë drejtpërdrejt vërejtjet e kuadrit akademik. Ne si Universitet jemi gjithmonë në anën e cilësisë dhe e përshendetim  iniciativën për të miratuar një Ligj të ri për Arsim të Lartë dhe propozojmë ndryshime që lidhen me studimet e doktoraturës. Nuk kemi frikë nga formimi i një Këshilli Universitar që do të jetë përgjegjës për kontrollin e financave dhe në këtë kuptim është mirë që do të ketë një organ të tillë që do të konfirmojë shpenzimin ekonomik të fondeve siç bëjmë ne. Gjithashtu e përshendesim mundësinë që ofron ligji për një diplomë të përbashkët që mund ta realizojmë përmes Aleancës Evropiane Kolors të Universiteteve", theksoi rektori Nedellkovski.

 Universiteti "Shën Klimenti i Ohrlt"-Manastir pret që të përfundojë procedura qeveritare dhe Kuvendi i Maqedonisë të marrë vendim me të cilin në UKLO do të fillojë Fakulteti i ri për shlenca shëndetësore. 

 Foto: MIA

 

Остани поврзан