• петок, 20 февруари 2026

Janevska: Janë të pranuehsme vërejtjet për ligjin për arsimin e lartë nuk do të merremi me ata që janë nën nivelin e diskutimit akademik

Janevska: Janë të pranuehsme vërejtjet për ligjin për arsimin e lartë nuk do të merremi me ata që janë nën nivelin e diskutimit akademik

Shkup, 20 sshkurt 2026 (MIA) - Në Fakultetin për teknologji informatike dhe komunikuese në Manastir sot pasdite do të mbahet debat publik për propozim-ligjin për arsimin e lartë, së bahsku me kuadrin mësimor-shkencor nga Universiteti "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir dhe nga Universiteti "Shën Apostoli Pal" - Ohër.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në konferencë për shtyp tha se është e kënaqur nga debati i parë publik në universitetet shtetërore, që pardje u mbajt në Universitetin "Nëna Terezë" në Shkup, sepse profesorët, tha, diskutuan lirshëm për nene të ligjit.

"Pati propozime konstruktive dhe të gjithë që ishin konstruktivë do të pranohen. Ka edhe gabime teknike në ligj, prandaj janë debatet publike, ato do të përmirësohen. Mbeten disa nene për t'u diskutuar të cilat do të disksutohen më tej. Ligji do të vendoset në ENER deri në ditën e fundit, të 30-të, më pas në disa ditë do t'i bëjmë të gjitha vërejtjet e marra për të cilat grupi i punës konsideron se janë të pranuesshme, do t'i mbetet ENER-it edhe disa ditë për t'i parë vërejtjet të cilat janë të pranueshme dhe më pas shkon në procedurë qeveritare", tha Janevska.

Megjithatë, ajo tha, do të shqyrtohen vetëm vërejtjet e argumentuara dhe përmbajtësore dhe nuk do të pranohen ato që janë nën nivelin e diskutimit akademik, siç ishte çështke e një profesori universitar.

"Ndodhi njjë profesor në një universitet rastësisht të pyesë pse do të nevojitej kriteri i pjesëmarrjes në kongrese, simpoziume dhe ngjarje të tjera ndërkombëtare dhe pyeti se cili do të ishte përfitimi për studentin nëse profesori do të shkonte në tubime të tilla ndërkombëtare. Mendoj se niveli akademik duhet të jetë shumë më i lartë në mënyrë që ne të jemi në gjendje të bëjmë pyetje të tilla. Kjo çështje nuk mund të jetë temë diskutimi në komunitetin akademik dhe ligji dhe diskutimi i ministrit dhe grupit të punës nuk do të merret me çështje të tilla në të ardhmen. Sepse çështja nëse shkenca dhe arsimi do të përfitojnë nga rrjetëzimi me universitetet e huaja, me profesorët e huaj, të cilët janë në një nivel të lartë, nuk është temë diskutimi. Do të diskutojmë ato nene të ligjit që ata i konsiderojnë problematike për ta dhe ne mund t'u përshtatemi atyre. Debati publik është ende i hapur dhe për këtë arsye po mbahet - për të dëgjuar të gjitha vërejtjet e arsyetuara", theksoi Janevska.

Ministrja theksoi se ligji i propozuar është progresiv sepse do të sigurojë mbështetje të cilësisë së arsimit të lartë në shtet.

"Shteti i Maqedonisë nuk ka kohë për rezultate të mira nën mesatare, apo edhe mesatare dhe të rralla. Duhet të jemi në hap me rajonin dhe botën, përndryshe gjithnjë e më shumë fëmijë do të emigrojnë dhe gjithnjë e më shumë fëmijë do të kontribuojnë në vendet e tjera. Një nga arsyet pse të rinjtë shpërngulen është se ata kërkojnë arsim më cilësor. Janë bërë përpjekje të mjaftueshme për të përmbushur më shumë kritere që janë të nevojshme për dukshmëri më të madhe të universitetit dhe profesorëve përmes këtij ligji. Ligji kërkon gjithashtu punë kërkimore shkencore, ndryshime në programet e studimit, por jo duke ndërhyrë në autonominë e universitetit, dhe kontroll më të madh ligjor përmes ligjit për cilësinë në arsimin e lartë dhe rrjetëzimin me universitete të huaja dhe në aleanca të ndryshme, dhe diploma të dyfishta dhe të përbashkëta... Nëse implementimi shkon mirë, brenda pak vitesh do të kemi  rritje të dukshme të cilësisë dhe një rritje të renditjes së universiteteve tona", tha ministrja Janevska.

Foto: МIА 

 

 

Остани поврзан