Janevska: Apeloj të ndalet me dezinformata për ligjin, kjo e dëmton shtetin, jo ministrin
- Debatet i mbajmë me qëllim që të vijmë deri në një zgjidhje të përbashkët, sipas mundësisë më të mirë, pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk është palë kundërshtare, por, përkundrazi, në bashkëpunim me universitetet, MASH e ka filluar dhe në mënyrën e njëjtë do ta përfundojë ligjin, deklaroi ministrja Vesna Janevska para fillimit të debatit publik për propozimet për ligj të ri për arsim të lartë dhe për ligj për cilësinë e arsimit të lartë, i cili sot mbahet në "Universitetin Cirili dhe Metodi".
Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) - Debatet i mbajmë me qëllim që të vijmë deri në një zgjidhje të përbashkët, sipas mundësisë më të mirë, pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk është palë kundërshtare, por, përkundrazi, në bashkëpunim me universitetet, MASH e ka filluar dhe në mënyrën e njëjtë do ta përfundojë ligjin, deklaroi ministrja Vesna Janevska para fillimit të debatit publik për propozimet për ligj të ri për arsim të lartë dhe për ligj për cilësinë e arsimit të lartë, i cili sot mbahet në "Universitetin Cirili dhe Metodi".
Ajo përsëriti se gjithçka që grupi i punës do të konsiderojë se është e pranueshme, do të përfshihet në versionin e ri të ligjit. Pas vendosjes së të gjitha vërejtjeve, përsëri do të lihet disa ditë në regjistrin kombëtar të rregullave - ENER, ku nga e shtuna është vendosur edhe ligji i tretë në paketë - propozim-ligji për veprimtari shkencoro-hulumtuese.

Janevska reagoi ndaj faktit se po plasohen informacione të pasakta në opinion, të cilat, tha, dëmtojnë më shumë shtetin, e jo ministrin.
"Këto ditë kemi dëgjuar dezinformata dhe, do të thoja, gënjeshtra konkrete, se hiqen studimet e çrregullta, se shteti nuk financon botimin e punimeve shkencore-hulumtuese, etj. Supozoj se gënjeshtrat dhe dezinformatat duhet të jenë në dëm të ministrit ose partisë, por në thelb ato janë në dëm të shtetit dhe të rinjve që jetojnë në të. Prej këtu, apeloj që kjo të ndalet, sepse jemi të hapur për çdo kritikë konstruktive. Dhe siç e kam thënë tashmë, gjithçka që ne e konsiderojmë të rregullt, do të përfshihet në ligj dhe tashmë po përfshihet, në mënyrë që të mund ta përfundojmë punën sa më shpejt të jetë e mundur", tha Janevska, duke shtuar se pret një diskutim në nivel akademik. bsh/
Foto: MIA