• сабота, 14 март 2026

Janë sulmuar pesë anije në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit

Janë sulmuar pesë anije në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit

Oman, 12 Mars 2026 (MIA) - Anijet iraniane të ngarkuara me eksplozivë duket se kanë sulmuar dy cisterna me karburantë në ujërat irakiane, duke i vënë flakën dhe duke vrarë një anëtar të ekuipazhit sot, pasi disa predha goditën tre anije në ujërat e Gjirit Persik, bënë të ditur ndërmarrjet portuale, sigurisë detare dhe të vlerësimit të rrezikut.

Sulmet e fundit shënojnë një përshkallëzim në konfliktin midis Iranit dhe forcave amerikane dhe izraelite, me të paktën 16 anije të goditura në rajon që nga fillimi i luftimeve.

Transporti detar në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit, përmes të cilit kalon rreth një e pesta e naftës botërore, është ndalur praktikisht që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt, duke i çuar çmimet globale të naftës në nivele të papara që nga viti 2022.

Anijet e sulmuara vonë natën nga anije të armatosura në Gjirin Persik pranë Irakut ishin anijet "Sejfsi Vishnu" me flamur të Ishujve Marshall dhe "Zefiros", të cilat ishin të ngarkuara me karburant në Irak, deklaruan dy zyrtarë portualë irakianë.

Një burim nga autoriteti portual irakian tha se "Zefiros" valëviste me flamuri të Maltës. mb/

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан