• петок, 13 март 2026

Izraeli vazhdon me sulmet ndaj Iranit, Teherani mohon se kërkon armëpushim

Izraeli vazhdon me sulmet ndaj Iranit, Teherani mohon se kërkon armëpushim

Jerusalem, 10 mars 2026 (MIA) – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi sot se Izraeli do të vazhdojë me agresionin ndaj Iranit, ndërsa kryetari i parlamentit iranian Mohamad Bager Kalibaf e hodhi poshtë çdo sugjerim se Teherani kërkon armëpushim. 

Netanjahu në takimin me përfaqësuesit e sektorit shëndetësor deklaroi se qëllimi i qeverisë është ta detyrojë popullin iranian që të çlirohet nga prangat e tiranisë. 

“Në fund gjithçka varet nga ata”, theksoi Netanjahu. 

Në ndërkohë Kalibafi mohoi se kërkon armëpushim. 

“Ne definitivisht nuk kërkojmë armëpushim, ne besojmë se agresori duhet të grushtohet në gojë që të nxjerrë mësim, të mos mendojë kurrë të sulmojë Iranin tonë të dashur. Regjimi sionist e sheh ekzistencën e tij të turpshme si vazhdim të ciklit të luftës-negociatave-armëpushim, pastaj përsëri luftës për të konsoliduar dominimin e tij. Ne do ta thyejmë atë cikël”, njoftoi Kalibaf në Iks. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан