• понеделник, 23 март 2026

Izraeli sërish e hapi e kontrollit në "Kerem Shalom" për ndihmë humanitare në Gazë

Izraeli sërish e hapi e kontrollit në

 Tel Aviv, 3 mars 2026 (MIA) - Izraeli sot sërish e hapi  pikën e kontrollit "Kerem Shalom" në kufirin me Rripin e Gazës për dërgimin e ndihmës humanitare, e cila ishte mbyllur në fillim të sulmeve ndaj Iranit, raportoi DPA.

 Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, e cila është përgjegjëse për administrimin civil të territoreve palestineze, konfirmoi hapjen e "Kerem Shalom"-it.

 Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) e përshkroi vendimin si të përkohshëm, duke pasur parasysh pasigurinë nëse grupet militante të lidhura me Iranin në Gazë do të ndërhynin.

 Ministria izraelite e Mbrojtjes bëri të ditur se "mekanizmi i miratuar për situatën momentale të sigurisë" është zhvilluar për të mundësuar funksionimin pa pengesë të "Kerem Shalom"-it.

 Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme dhe nuk është e qartë se sa ndihmë humanitare ka hyrë në Gazë gjatë ditës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан