• сабота, 14 март 2026

Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit, luftimet kanë shpërngulur rreth 760,000 libanezë

Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit, luftimet kanë shpërngulur rreth 760,000 libanezë

Tel Aviv, 11 mars 2026 (MIA) - Armata izraelite herët në mëngjes njoftuan se kanë sulmuar pozicione të lëvizjes shiite libaneze Hezbollah, raporton DPA.

Sulmet u kryen ndaj infrastrukturës së grupit të mbështetur nga Irani në periferitë jugore të Bejrutit, të njohura si Dahija, njoftoi ushtria. Zona konsiderohet si strehë e Hezbollahut.

Rreth një javë më parë, lëvizja shiite vazhdoi me bombardime ndaj Izraelit si përgjigje ndaj vrasjes izraelite të liderit suprem iranian, ajatollah Ali Hamnei para rreth një jave, ngjarje që shkaktoi sulme të mëdha hakmarrëse nga ana e Izraelit në Liban.

Sipas të dhënave zyrtare nga Bejruti, eskalimi i dhunës deri tani ka detyruar rreth 760,000 persona të braktisin shtëpitë e tyre. qa/

Foto: Arkivi i EPA-s

Остани поврзан