Izraeli sërish e hapi e kontrollit në "Kerem Shalom" për ndihmë humanitare në Gazë
- Izraeli sot sërish e hapi pikën e kontrollit "Kerem Shalom" në kufirin me Rripin e Gazës për dërgimin e ndihmës humanitare, e cila ishte mbyllur në fillim të sulmeve ndaj Iranit, raportoi DPA.
Tel Aviv, 3 mars 2026 (MIA) - Izraeli sot sërish e hapi pikën e kontrollit "Kerem Shalom" në kufirin me Rripin e Gazës për dërgimin e ndihmës humanitare, e cila ishte mbyllur në fillim të sulmeve ndaj Iranit, raportoi DPA.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, e cila është përgjegjëse për administrimin civil të territoreve palestineze, konfirmoi hapjen e "Kerem Shalom"-it.
Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) e përshkroi vendimin si të përkohshëm, duke pasur parasysh pasigurinë nëse grupet militante të lidhura me Iranin në Gazë do të ndërhynin.
Ministria izraelite e Mbrojtjes bëri të ditur se "mekanizmi i miratuar për situatën momentale të sigurisë" është zhvilluar për të mundësuar funksionimin pa pengesë të "Kerem Shalom"-it.
Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme dhe nuk është e qartë se sa ndihmë humanitare ka hyrë në Gazë gjatë ditës.
Foto: Arkivi i MIA-s