• петок, 13 март 2026

Izraeli pretendon se është vrarë komandanti i njësisë iraniane "Imam Husein" në Liban

Izraeli pretendon se është vrarë komandanti i njësisë iraniane

Bejrut, 12 mars 2026 (MIA) – Komandanti i Divizionit "Imam Husein", një njësi paraushtarake që vepronte së bashku me lëvizjen militante libaneze Hezbollah, Ali Musallam Tabaja, u vra së bashku me zëvendësin e tij dhe disa komandantë të lartë në një sulm ajror të ushtrisë izraelite në Liban gjatë natës, kumtoi sot ushtria izraelite.

Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë izraelite, gjeneral-nënkolonel Ejal Zamir, në një video deklaroi se bëhet fjalë për një njësi iraniane të Gardës Revolucionare, roli i së cilës është të kryejë sulme ndaj Izraelit nga Libani, transmetoi "Tajms of Izrael".

"Është një divizion iranian i Gardës Revolucionare, detyra e të cilit është të sulmojë Izraelin nga territori libanez. Ne kemi vite që përpiqemi t'i gjejmë dhe eliminojmë ata. Mbrëmë, ndërsa ata po drejtonin zjarr drejt Izraelit,  u eliminuan brenda pak sekondash", tha Zamir.

Sipas ushtrisë izraelite, Tabaja u emërua në këtë pozicion pasi komandanti i mëparshëm i asaj njësie u vra në një sulm izraelit në tetor 2024. ls/

 

 

Остани поврзан