• четврток, 17 октомври 2024

Izraeli lejon hyrjen e 50 kamionëve me ndihma humanitare në pjesën veriore të Rripit të Gazës

Izraeli lejon hyrjen e 50 kamionëve me ndihma humanitare në pjesën veriore të Rripit të Gazës

Tel Aviv, 16 tetor 2024 (MIA) - Armata izraelite sot njoftoi se ka lejuar hyrjen e 50 kamionëve me ndihma humanitare në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pasi SHBA-ja e paralajmëroi Izraelin që ta rrisë ndihmën për enklavën apo rrezikojnë furnizimet me armët amerikane. 

Ndihma është vendosur përmes pikës kufitare Erez në Izrael, ndërsa përbëhet nga ushqime, ujë, pajisje mjekësore dhe pajisje strehimi.

Sipas Programit botërorë për ushqim në pjesën veriore të Rripit të Gazës në dy javët e para të muajit nuk është shpërndarë ushqim, pasi Izraeli filloi një tjetër operacion të madh ushtarak.

Pjesa veriore e Rripit të Gazës ka qenë caku i parë i ofensivës izraelite pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023 nga Hamasi në Izraelin jugor.

Izraeli nga 14 tetori përsëri lejoi dërgesat e ushqimit pasi sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lojd Ostin paralajmëruan Izraelin një ditë më parë se Izraeli ka 30 ditë për të rritur numrin e kamionëve me ndihma që hynin në Gazë në 350 në ditë ose SHBA-ja do të mendojë nëse do të dërgojë ende armë.

SHBA-ja që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës ka shpenzuar një rekord prej 17,9 miliard dollarë për ndihmë ushtarake për Izraelin. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан