Izraeli ka arrestuar mbi 23.000 palestinezë në Bregun Perëndimor nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës
- Që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor të vitit 2023, forcat izraelite kanë arrestuar mbi 23.000 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë edhe në Jerusalemin Lindor.
Tel-Aviv, 19 prill 2026 (MIA) - Që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor të vitit 2023, forcat izraelite kanë arrestuar mbi 23.000 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë edhe në Jerusalemin Lindor.
Një raport i publikuar sot nga Shoqata e të burgosurve palestinezë theksohet se shifrat përfshijnë të gjithë të ndaluarit, pavarësisht nëse janë ende në paraburgim apo janë liruar më vonë.
Këtu përfshihen njerëzit e arrestuar në shtëpitë e tyre, në pikat e kontrollit ushtarak, ata që u dorëzuan nën presion dhe ata që thuhet se janë marrë peng.
Sipas raportit, numri i grave të ndaluara ka tejkaluar 700, përfshirë gra palestineze nga Izraeli, Gaza dhe Bregu Perëndimor. Numri i fëmijëve të ndaluar ka arritur në rreth 1.800.
Gjithashtu thuhet se më shumë se 240 gazetarë janë ndaluar që nga fillimi i luftës, 43 prej të cilëve janë ende në paraburgim, përfshirë tre gazetare femra. Gazetar, Marvan Harzalah nga Nablusi, vdiq në paraburgim izraelit, raportoi agjencia e lajmeve Vafa.
Raporti tha gjithashtu se në disa raste, arrestimet u shoqëruan me vrasje jashtëgjyqësore, duke përfshirë edhe të anëtarëve të familjeve të të arrestuarve, si dhe marrje në pyetje intensive në terren që prekën mijëra njerëz në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës. mb/
Foto: MIA