• петок, 20 февруари 2026

Izraeli i kufizon lujtjet palestineze në Kodrën e tempujve gjatë Ramazanit

Izraeli i kufizon lujtjet palestineze në Kodrën e tempujve gjatë Ramazanit

Jerusalem, 18 shkurt 2026 (MIA) - Rreth 10.000 besimtarëve palestinezë me leje të veçanta do t'u lejohet ta vizitojnë Kodrën e tempujve në Jerusalem gjatë Ramazanit, bëri të ditur sot qeveria izraelite, ditën kur fillon muaji i shenjtë i Ramazanit.

Gjatë muajit të Ramazanit, qindra mijëra palestinezë, sidomos të premten, vijnë të falen në Kodrën e tempujve, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, që ndodhet në Jerusalemin Lindor, në pjesën e qytetit të pushtuar dhe të aneksuar nga Izraeli.

"Pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë", 1000 besimtarëve palestinezë do t'u lejohet të hyjnë për namazin e xhumasë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit "nën kushtim që paraprakisht të marrin leje të posaçme ditore" , informoi trupi i Ministrisë izraelite për mbrojtje përgjegjës për politikën civile në Gaza (COGAT).

Hyrja do t'u lejohet burrave mbi 55 vjeç, grave mbi 50 vjeç dhe fëmijëve nën 12 vjeç në shoqërim të prindërve të tyre, shtohet në komunikatën e COGAT. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан