• петок, 20 март 2026

Izraeli filloi një sulm parandalues ndaj Iranit, shpalli gjendje të jashtëzakonshme

Izraeli filloi një sulm parandalues ndaj Iranit, shpalli gjendje të jashtëzakonshme

Tel Aviv, 28 shkurt 2026 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes Izrael Kac deklaroi se Izraeli ka filluar një sulm parandalues ndaj Iranit për t'i mënjanuar kërcënimet për sigurinë e vendit dhe se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në mbarë vendin.

"Shteti i Izraelit nisi një sulm parandalues ndaj Iranit për t'i eliminuar kërcënimet për Shtetin e Izraelit. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në mbarë vendin", tha ai, sipas "Tajms of Izrael".

Kac, gjithashtu, paralajmëroi një situatë serioze të sigurisë.

Sirena u dëgjuan në mbarë Izraelin, ndërsa Komanda e frontit vendor të forcave mbrojtëse të Izraelit u bëri thirrje civilëve të qëndrojnë afët strehimoreve dhe të përgatiten për mundësi nga sulmet me raketa.

Mesazhi i këshilloi qytetarët të qëndrojnë afët strehimoreve më të afërta dhe t'i shmangin udhëtimet e panevojshme.

Edhe pse ishte lëshuar "paralajmërim proaktiv", ushtria njoftoi se aktualisht nuk është i nevojshëm evakuimi në strehimore.

Pamjet tregojnë tym në Teheran, publikoi "Tajms of Izrael". sa/

foto: DPA arkivi

Остани поврзан