Izraeli dhe Libani vazhdojnë negociatat në Uashington për një marrëveshje gjithpërfshirëse paqësore
- Përfaqësuesit e Izraelit dhe Libanit sot dhe nesër do të takohen në Uashington për negociata të mëtejshme të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, në kushte të tensioneve të larta mbi konfliktin që përfshin milicinë pro-iraniane Hezbollah, njofton DPA.
Uashington, 14 amj 2026 (MIA) - Përfaqësuesit e Izraelit dhe Libanit sot dhe nesër do të takohen në Uashington për negociata të mëtejshme të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, në kushte të tensioneve të larta mbi konfliktin që përfshin milicinë pro-iraniane Hezbollah, njofton DPA.
Departamenti amerikan i shtetit kumtoi se qëllimi i bisedimeve ishte arritja e një "marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqen dhe sigurinë" që do të adresonte shqetësimet themelore të të dy vendeve.
“Pritet që negociatat të përqendrohen edhe në rikthimin e sovranitetit libanez, përcaktimin e kufirit mes shteteve dhe mekanizmat për ndihmë humanitare dhe rikonstruimin e Libanit, kumtoi Departamenti i shtetit".
Ende nuk dihet kush do t'i përfaqësoj të dy palët.
Takimet vijnë pas dy raundeve të negociatave të drejtpërdrejta në nivel ambasadorësh, që u mbajtën më parë në Uashington.
Izraeli dhe Libani ranë dakord për një armëpushim në mesin e prillit pas një raundi fillestar negociatash.
Shteti i Libanit nuk është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në konflikt, por përkundrazi janë të përfshirë Izraeli dhe Hezbollahu, ndërsa vdekjet po regjistrohen pothuajse çdo ditë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s