Italia po ashpërson politikën e migracionit
- Meloni theksoi se Qeveria e saj do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të garantuar sigurinë e kufijve të Italisë.
Romë, 12 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni ka miratuar një propozim-ligj për bllokadë detare, gjegjësisht duke parandaluar mbërritjen e anijeve me migrantë në Itali.
Është parashikuar një qasje më e rreptë ndaj anijeve të shpëtimit humanitar, dënime më të ashpra për kontrabandistët e njerëzve dhe plane për riatdhesim të përshpejtuar. Italia do të jetë në gjendje të ndalojë anijet të hyjnë në ujërat e saj territoriale në periudhë deri në 30 ditë, ndërsa masa mund të zgjatet deri në gjashtë muaj në rast të "kërcënimeve serioze për rendin publik ose sigurinë kombëtare", siç është terrorizmi.
Meloni theksoi se Qeveria e saj do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të garantuar sigurinë e kufijve të Italisë.
Ajo theksoi se propozim-ligji përfshin dhe masa për deportimin e përshpejtuar të personave të dënuar për krime. Të huajt gjithashtu do të deportohen nëse sulmojnë policë ose nëse akuzohen për skllavëri ose dhunë në familje.
Propozim-lgji për bllokadën detare duhet të miratohet nga të dyja dhomat e Parlamentit italian. rq/
Foto: ANSA