Ish-liderët e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm në fjalët përmbyllëse para gjykatës në Hagë
- Katër ish-liderët e UÇK-së, të cilët po gjykohen për krime lufte në Dhomat e specializuara në gjykatën në Hagë, në fjalët e tyre përmbyllëse sot u deklaruan të pafajshëm, duke pohuar se akuzat e prokurorisë ndaj tyre janë të pabaza.
Hagë, 18 shkurt 2026 (MIA) - Katër ish-liderët e UÇK-së, të cilët po gjykohen për krime lufte në Dhomat e specializuara në gjykatën në Hagë, në fjalët e tyre përmbyllëse sot u deklaruan të pafajshëm, duke pohuar se akuzat e prokurorisë ndaj tyre janë të pabaza.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kishin nga rreth 20 minuta për fjalët e ytre përmbyllëse, me çka përfundoi prezantimi i fjalëve përmbyllëse në këtë procedurë.
Thaçi në deklaratën e tij pohoi se është i pafajshëm dhe kërkoi të lirohet.
Ai e vlerësoi si të pavërtetë pohimin e prokurorisë se qëllimi i UÇK-së ishte të marrë kontroll ndaj tërë Kosovës, duke shtuar se, siç tha, ky është gjithashtu "ofendim", duke i pasur parasysh përpjekjet që i bëri NATO, me të cilën ka bashkëpunuar ngushtë.
Ai gjithashtu, deklaroi se fokusi i tij është në ndërtimin dhe përforcimin e aleancës me SHBA-në dhe NATO-n dhe se nuk do të kishte pavarësi të Kosovës nëse nuk do të ishte NATO-ja.
Veseli pohoi se nuk është dëshmaur se ka kryer çfarëdo vepre ilegale dhe se veprimet e tij kanë qenë humane dhe të ligjshme.
Selimi pohoi se luftën e e ka zhvilluar UÇK-ja ka qenë e drejtë dhe se akuzat ndaj tij janë të pabaza dhe të paarsyeshme, përderisa Krasniqi gjithashtu pohoi se thëniet në prokurori janë të pabaza dhe se ai nuk ka pasur autorizime apo funksione të cekura në aktakuzë.
Vendimi duhet të sillet në afat prej 90 ditëve nga prëfundimi i procedurës dëshmuese, ndërkaq nëse nevojitet kohë shtesë për shkak të rrethanave, ai afat mund të shtyhet edhe për 60 ditë.
Prokuroria ka kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili, por ekipet mbrojtëse kanë argumentuar se nuk ka prova për krimet e pretenduara dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.
Fotо: МIА arkivi