• петок, 20 февруари 2026

Ish presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-jeo, dënohet me burgim të përjetshëm

Ish presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-jeo, dënohet me burgim të përjetshëm

Seul, 19 shkurt 2026 (MIA) - Gjykata qendrore e qarkut në Seul e ka dënuar ish presidentin e Koresë së Jugut, Jun Suk-jeol, me burgim të përjetshëm për akuzën e nxitur rrebelimi, për shkak të gjendjes së tij të përkohshme ushtarake në dhjetor të vitit 2024, njofton agjencia jugkoreane Jonhap.

Gjykata, e cila fillimisht e shpalli Jun fajtor për rrebelim, solli aktgjykimin e parë në këtë çështje, në të cilën thuhet  se ai kishte synuar të shpërndante parlamentin duke dërguar ushtarë në ndërtesën e Kuvendit.

Zyra e prokurorit special rekomandoi dënim me vdekje, shtoi Jonhap. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан