IRKG: Kalimi i sigurtë përmes Ngushticës së Hormuzit është i mundur nëse SHBA-ja i ndërpret kërcënimet
- Kalimi i sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit do të garantohet nëse SHBA-ja i ndërpret kërcënimet dhe vendosen procedura të reja, kumtoi Marina e Gardës revolucionare islamike.
Teheran, 6 maj 2026 (MIA) - Kalimi i sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit do të garantohet nëse SHBA-ja i ndërpret kërcënimet dhe vendosen procedura të reja, kumtoi Marina e Gardës revolucionare islamike.
Mediumet në Iran informojnë se ky është reagimi i parë i Teheranit ndaj vendimit të SHBA-së që përkohësisht t'i ndërpres operacionet për ndihmë të anijeve të bllokuara, për të kaluar nëpër këto ujëra.
Marina iraniane nuk saktësoi se cilat janë procedurat e reja dhe iu falënderua pronarëve dhe kapitenëve të anijeve për respektimin e rregullave iraniane gjatë kalimit përmes ngushticës.
SHBA-ja dhe Irani janë afër marrëveshjes për memorandum të njëanshëm për përfundimin e luftës në Gjirin Persik, deklaroi një funksionar i informuar me negociatat në Pakistan, i cili e ka ndërmarrë rolin e ndërmjetësuesit. Ai e konfirmoi si të saktë raportin paraprak të Aksiosit amerikan, i cili publikoi për përgatitjen e memorandumit, duke iu referuar burimeve të veta.
"Po tentojmë të bëjmë që armëpushimi iraniano-amerikan të sjell deri në fund të përhershëm të luftës", tha shefi i diplomacisë pakistaneze, Eshak Dar. bsh/
Foto: MIA arkiv