• сабота, 16 мај 2026

IRGC: Zgjedhja e Trampit tani varet nga një operacion i pamundur ushtarak ose marrëveshjeje të keqe me Iranin

IRGC: Zgjedhja e Trampit tani varet nga një operacion i pamundur ushtarak ose marrëveshjeje të keqe me Iranin

Teheran, 3 maj 2026 (MIA) - Njësia e inteligjencës së Korparmatës iraniane të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) sot njoftoi se hapësira për marrje të vendimeve e SHBA-së është ngushtuar. 

"Ekziston vetëm një mënyrë për ta interpretuar këtë: (presidenti amerikan  Donald) Tramp duhet të zgjedhë midis një operacioni ushtarak të pamundur dhe një marrëveshjeje të keqe me Republikën Islamike të Iranit. Hapësira e vendimmarrjes së SHBA-së është ngushtuar", thuhet në kumtesën e publikuar në X. 

Siç bën të ditur njësia e inteligjencës së IRGC, Teherani ka vendosur afat përfundimtar që ushtria amerikane ta ndërpresë bllokadën e saj në portet iraniane, edhe pse nuk saktësoi cili është saktë ai afat, dhe thekson se Kina, Rusia dhe Evropa e kanë ndryshuar tonin kundër Uashingtonit, transmeton Al Xhezira. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан