• петок, 13 март 2026

IRGC u kërcënua me sulme ndaj qendrave rajonale të kompanive teknologjike amerikane dhe bankave që kanë lidhje me SHBA-në dhe Izraelin

IRGC u kërcënua me sulme ndaj qendrave rajonale të kompanive teknologjike amerikane dhe bankave që kanë lidhje me SHBA-në dhe Izraelin

Teheran, 11 mars 2026 (MIA) – Korpusi iranian i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi se fillon “operacion më intensiv dhe më të vështirë” që nga fillimi i konfliktit, ndërsa mediat shtetërore iraniane publikuan listë të caqeve potenciale në rajon. 

Lista, e publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim me titull “Caqet e reja iraniane”, i përfshin zyrat dhe pronat e kompanive të mëdha teknologjike amerikane të cilat punojnë në Lindjen e Mesme. Në mesin e caqeve potenciale janë zyra rajonale, si dhe qendra për të dhëna dhe qendra zhvillimore të gjigantëve teknologjikë. 

Sipas mediave iraniane, në listë janë objekte që kanë lidhje me “Gugëll”, “Amazon”, “Majkrosoft”, “Envidia”, IMB, “Orakle” dhe “Palantiar tehnollogjis”, përmenden zyrat në Izrael, por edhe përgjatë gjithë rajonit, duke përfshirë Dubain dhe Abu Dabin. 

Siç po përhapet lufta rajonale dhe shndërrohet në konflikt të përqendruar në infrastrukturë, shtrirja e caqeve legjitime iraniane përhapet gradualisht, theksohet në kumtesën e IRCG.

Paraprakisht, zëdhënësi i komandës ushtarake të Teheranit, Hatam al Anbija deklaroi se pas sulmit ndaj “Bankës Sepah” të Iranit, Irani do t’i sulmojë interesat ekonomike dhe bankare që kanë lidhje me SHBA-në dhe Izraelin në rajon. 

Ndërtesa administrative që ka lidhje me “Banka Sepah”, një nga bankat më të mëdha iraniane, që ka lidhje me armatën, ishte goditur mbrëmë. Për shkak të kësaj Teherani u kërcënua me sulme ndaj qendrave dhe bankave ekonomike me SHBA-në dhe Izraelin. 

IRCG paraprakisht zbatoi operacione kundër infrastrukturës së kompanive amerikane në rajon. Javën e kaluar, sipas mediave shtetërore, Irani kreu sulm me fluturake pa pilot mbi qendrën e të dhënave të “Amazon” në Bahrejn, përderisa fluturaket iraniane pa pilot gjoja i qëlluan dy objekte të kompanisë së njëjtë në Emiratet e Bashkuara Arabe. fc/

Foto: Vikipedia 

 

Остани поврзан