IRGC: Dëmtohet në një sulm aeroplanmbajtësi amerikan "Abraham Linkoln"
- Korpusi iranian i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha se kishte shënjeshtruar me raketa dhe dronë aeroplanmbajtësen amerikane "Abraham Linkoln", duke e bërë anijen jofunksionale dhe të detyruar të tërhiqet nga ujërat rajonal.
Teheran, 13 mars 2026 (MIA) - Korpusi iranian i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha se kishte shënjeshtruar me raketa dhe dronë aeroplanmbajtësen amerikane "Abraham Linkoln", duke e bërë anijen jofunksionale dhe të detyruar të tërhiqet nga ujërat rajonal.
Sipas Komandës qendrore të Iranit, sulmi është kryer në Detin e Omanit, rreth 340 kilometra nga kufijtë detar të Iranit, duke shfrytëzuar raketa të avancuara dhe dronë.
IRCG dje e sulmoi edhe bazën e Flotës së pestë të marinës amerikane në Mina Salman, Bahrein, në dy valë sulmesh me raketa dhe dronë.
Sipas kumtesës së IRGC, cak ishin objektet kyçe të bazës, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes nga dronët, zona për deponim dhe mbajtje të dronëve, pajisje për mbështetje të rezervoarëve për karburant, duke shkaktuar dëm të madh.
Përfaqësuesit ushtarak iranian theksuan se sulmi demonstron aftësitë superiore detare të Iranit dhe gatishmërinë t'i mbrojë interesat kombëtare, duke theksuar rezistencën e vendosur të vendit ndaj çdo kërcënimi të sovranitetit të tij. sa/
foto. Arkivi