Irani thotë se do t'i godasë të gjitha qendrat ekonomike në Lindjen e afërt nëse vazhdojnë sulmet nga SHBA-ja dhe Izraeli
- Një gjeneral nga Korpusi i Gardës islamike revolucionare iraniane paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme nga SHBA-ja dhe Izraeli do të çojnë drejt asaj që Irani të kryejë hakmarrje ndaj "të gjitha qendrave ekonomike" në Lindjen e afërt.
Teheran, 3 mars 2026 (MIA) - Një gjeneral nga Korpusi i Gardës islamike revolucionare iraniane paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme nga SHBA-ja dhe Izraeli do të çojnë drejt asaj që Irani të kryejë hakmarrje ndaj "të gjitha qendrave ekonomike" në Lindjen e afërt.
"I themi armikut se nëse vendosë t'i goditë qendrat tona kryesore, ne do t'i godasim të gjitha qendrat ekonomike në rajon", tha Ebrahim Xhabari.
"E mbyllën ngiusshticën e Hormuzit. Për momentin, çmimi i naftës është mbi 80 dollarë dhe së shpejti do të arrijë 200 dollarë", e citojnë mediumet iraniane, përderisa nafta e papërpunuar Brent u ngrit mbi 85 dollarë për herë të parë nga korriku i vitit 2024.
Irani sulmoi caqe në Izrael dhe në Gji pas fillimit të sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit të shtunën. ab/
fotо: Arkivi