Irani sulmon caqe në Jerusalem, Izraeli ia rikthen me "sulm të gjerë" mbi Teheranin
- Garda revolucionare iraniane ka bëtë të ditur sot se sulmet e fundit me raketa kishin në shënjestër zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe Komandën e Forcave ajrore izraelite.
Teheran, 2 Mars 2026 (MIA) - Garda revolucionare iraniane ka bëtë të ditur sot se sulmet e fundit me raketa kishin në shënjestër zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe Komandën e Forcave ajrore izraelite.
Objektivat e sulmeve ishin zyra e kryeministrit kriminel të regjimit cionist dhe selia e komandantit të forcave ajrore të regjimit, njoftoi Garda revolucionare përmes një komunikate.
Sulmi i fundit përdori raketa "Kejbar".
Izraeli tha se askush nuk u lëndua në sulmet iraniane.
Ndërkohë, pamjet e sulmeve të reja ndaj Teheranit po shfaqen në mediat sociale. Ushtria izraelite konfirmoi se ka "nisur një sulm shtesë në shkallë të gjerë" ndaj kryeqytetit iranian. mb/
Foto: EPA