Irani: Përgatituni për çmim të naftës prej 200 dollarë për fuqi
Teheran, 11 mars 2026 (MIA) – Pas politikës së mëparshme të “goditjeve hakmarrëse”, Irani kalon drejt taktikës së “sulmeve të vazhdueshme” ndaj kundërshtarëve të tij, ndërsa SHBA-ja nuk do të mund t’i kontrollojë çmimet e naftës, njoftoi komanda operative e armatës Hatam Al-Anbi.
Hatam al – Anbija është komanda kryesore operative e forcave të armatosura iraniane që i koordinon operacionet ushtarake të armatës së rregullt dhe Gardës Revolucionare. Ai është shtab i cili i planifikon dhe udhëheq operacionet më të mëdha ushtarake të Iranit në situata lufte dhe të krizës.
“Nuk do të lejojmë që asnjë litër naftë t’i mbërrijë SHBA-së, sionistëve dhe partnerëve të tyre. Çdo anije dhe tanker që lundron drejt tyre do të jetë cak legjitim”, tha zëdhënësi i komandës Ebrahim Zolagari.
“Përgatituni që çmimi i një fuqie nafte të mbërrijë 200 dollarë sepse çmimi i naftës varet nga siguria rajonale, të cilën e destabilizuat ju”, shtoi ai.
Lufta i ka rritur tashmë çmimet e naftës. Të hënën, çmimet iu afruan për pak kohë 120 dollarëve për fuçi, niveli i tyre më i lartë në gati katër vjet, përpara se të binin pjesërisht më vonë gjatë ditës.
Teherani, në praktikë e ndërpreu komunikacionin e mallrave përgjatë Ngushticës së Hormuzit, përgjatë të cilës zakonisht kalon një e pesta e tregtisë botërore me naftë. Raketat goditën disa anije që kalojnë përgjatë Gjirit Persik dhe Ngushticës së Hormuzit, njoftoi sot Qendra Britanike për Operacione Tregtare Detare (UKMTO).
Komanda qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi dje se forcat amerikane shkatërruan disa anije ushtarake iraniane, duke përfshirë 16 anije për vendosjen e minave në afërsi të Ngushticës së Hormuzit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s