Irani publikoi se në protestat antiqeveritare janë vrarë gjthsej 3.117 persona
- Ministri i Punëve Jashtme të Iranit, Abas Aragçi, ka njoftuar sot se numri zyrtar i të vdekurve në protestat antiqeveritare që shpërthyen në Iran në dhjetor dhe janar është 3.117, raporton DPA.
Teheran, 21 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Punëve Jashtme të Iranit, Abas Aragçi, ka njoftuar sot se numri zyrtar i të vdekurve në protestat antiqeveritare që shpërthyen në Iran në dhjetor dhe janar është 3.117, raporton DPA.
"Duke përmbushur premtimin tonë për transparencë të plotë ndaj popullit tonë, qeveria iraniane ka publikuar tashmë një listë gjithëpërfshirëse të të gjitha 3.117 viktimave të operacionit të fundit terrorist, përfshirë rreth 200 oficerë. Nëse dikush kundërshton saktësinë e të dhënave tona, ju lutemi të ndani çfarëdo dëshmie", thekson Aragçi në një postim në rrjetin social X.
Aragçi nuk tha se çfarë e shtyu për të bërë postimin e tij.
Të premten, presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, tha në Shtëpinë e Bardhë se "32.000 njerëz janë vrarë në një periudhë relativisht të shkurtër kohore" në Iran, pa përmendur një burim për shifrën.
Sipas agjencisë amerikane për të drejta të njeriut (HRANA), më shumë se 7.000 njerëz janë vrarë në shtypjen e protestave antiqeveritare nga autoritetet iraniane të shkaktuara nga kushtet e vështira ekonomike. mb/
Foto: MIA