Irani për disa orë e ka mbyllur ngushticën e Hormuzit për shkak të stërvitjeve ushtarake
- Mediat iraniane sot njoftuan se Irani do të mbyllë ngushticën e Hormuzit për disa orë ndërsa do të zhvillojë stërvitje ushtarake.
Teheran, 17 shkurt 2026 (MIA) - Mediat iraniane sot njoftuan se Irani do të mbyllë ngushticën e Hormuzit për disa orë ndërsa do të zhvillojë stërvitje ushtarake.
Irani dje njoftoi se do të mbajë stërvitje ushtarake detare në rrugët ujore të rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare, përmes të cilave kalojnë 20 për qind e naftës botërore.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim, e afërt me Gardën Revolucionare paramilitare, njoftoi se raketat e lëshuara nga Irani përgjatë bregut kanë goditur objektivat e tyre në ngushticën e Hormuzit.
Televizioni shtetëror iranian njoftoi sot se bisedimet me SHBA-në në Gjenevë do të jenë indirekte dhe do të përqendrohen te programi bërthamor i Iranit, dhe nuk do të lidhen me politikat e brendshme, përfshirë shtypjen e protestueve muajin e kaluar.
Presidenti amerikan Donald Tramp vazhdimisht ka kërcënuar se do të përdor forcën për të detyruar Iranin të kufizojë programin e tij bërthamor, ndërsa Irani është përgjigjur duke thënë se do të kundërpërgjigjet me sulm. qa/
Foto: Arkivi