Irani kërkon garanci të sigurisë për ndërprerje eventuale të zjarrit me SHBA-në dhe Izraelin
- – Ministria iraniane e Punëve të Jashtme kërkoi garanci të sigurisë në rast të armëpushimit eventual me SHBA-në dhe Izraelin, informon DPA.
Teheran, 10 mars 2026 (MIA) – Ministria iraniane e Punëve të Jashtme kërkoi garanci të sigurisë në rast të armëpushimit eventual me SHBA-në dhe Izraelin, informon DPA.
“Nëse duhet të vendoset armëpushim ose të përfundojë lufta, duhet të ekzistojë garanci se veprimet agresive kundër Iranit nuk do të përsëriten”, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kazem Garibabadi, i cituar nga gazeta “Sharg”.
Ai paralajmëroi se pa garanci të tilla armëpushimi do të ishte pa kuptim.
“Republika Islamike Iran nuk ishte nismëtare e luftës dhe agresionit”, deklaroi Garibabadi.
Ai theksoi se sulmet iraniane me raketa ishin kryer në përputhje me nenin 51 nga Karta e Kombeve të Bashkuara, gjegjësisht si “vetëmbrojtje legjitime”.
Sipas tij, gjatë ditëve të fundit disa vende ndërmorën përpjekje ndërmjetësuese për përshkallëzim të konfliktit.
Në mesin e tyre janë Kina, Rusia, Franca, si dhe disa “shtete rajonale”, shtoi Garibabadi. fc/
Foto: EPA