Irani kërcënon me vazhdim të sulmeve për shkak të bllokadës detare
- Kryesia ushtarake iraniane kërcënoi se do të vazhdojë me sulme, si përjgigje ndaj bllokadës detare amerikane.
Teheran, 15 prill 2026 (MIA) - Kryesia ushtarake iraniane kërcënoi se do të vazhdojë me sulme, si përjgigje ndaj bllokadës detare amerikane.
"Nëse bllokada e rrezikon sigurinë e anijeve tregtare iraniane dhe tankerëve të naftës, kjo do të paraqiste shkelje të ndërprerjes së zjarrit", ceket në kumtesën e kryesisë ushtarake iraniane.
Përderisa agjencia iraniane e lajmeve IRNA kumtoi se armata iraniane mund ta bllokojë Detin e Kuq nëse SHBA-ja e shkelë ndërprerjen e zjarrit. Kjo do ta përfshinte edhe milicinë e Huthëve, të cilët do t'i pengonin anijet që kalojnë nëpër ngushticën Bab al Mandab. Rrugë ujore që e lidhë Evropën me Azinë përmes kanalit të Suezit, një prej rrugëve më të rëndësishme ndërkombëtare tregtare.
Bllokada detare nga ana e ushtrisë amerikane filloi të hënën.
Presidenti amerikan, Donald Tramp e kumtoi bllokadën detare një ditë më parë pasi që nuk patën sukses negociatat diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit në islamabad. ab/
foto: ЕPА