• петок, 13 март 2026

Irani kërcënon me hakmarrje nëse sulmohen portet e tij

Irani kërcënon me hakmarrje nëse sulmohen portet e tij

Тeheran, 11 mars 2026 (MIA) - Garda Revolucionare e Iranit sot paralajmëroi për sulme masive hakmarrëse nëse sulmohen portet e vendit, transmeton DPA. 

Zëdhënësi i forcave të armatosura, Abolfazl Shekarçi, deklaroi se nëse kërcënimet e SHBA-së kundër porteve iraniane bëhen realitet, asnjë port, qendër ekonomike apo lokacion në Gjirin Persik nuk do të mbetet e sigurt, sipas deklaratave të transmetuara nga agjencia e lajmeve "Fars", e cila është afër Gardës Revolucionare. 

"Ata do të bëheshin objektiva legjitime për forcat e armatosura", tha Shekarçi.

Paralajmërimi erdhi pasi Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) paralajmëroi civilët se Irani po përdorte portet civile përgjatë Ngushticës së Hormuzit për operacione ushtarake.

Sipas CENTCOM-it, aktivitete të tilla rrezikojnë lundrimin ndërkombëtar dhe jetën e njerëzve të pafajshëm. Portet civile të përdorura për qëllime ushtarake humbasin statusin e tyre të mbrojtur dhe bëhen objektiva legjitime ushtarake sipas ligjit ndërkombëtar, kumtoi komanda. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан