• вторник, 21 април 2026

Irani kumtoi se nuk është planifikuar raund i ri i negociatave me SHBA-në

Irani kumtoi se nuk është planifikuar raund i ri i negociatave me SHBA-në

Teheran, 20 prill 2026 (MIA) - Irani nuk ka plane për raund të ri negociatash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

"Nuk është sjellë asnjë vendim lidhur me këtë çështje", tha zëdhënësi Esmail Bagai në konferencën për shtyp në Teheran, transmetoi DPA.

Ndërprerja e zjarrit mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, që hyri në fuqi më 8 prill, duhet të skadojë të mërkurën, me ç'rast hapat e ardhshëm tani për tani nuk janë të qartë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje deklaroi se përfaqësuesit amerikanë sot do të arrijnë në Islamabad për bisedime të mëtutjeshme.

Bisedimet maratonike mes Iranit dhe SHBA-së në Islamabad më 11 prill përfunduan pa marrëveshje për përfundim të luftës pasi që të dyja palët nuk arritën t'i harmonizojnë dallimet rreth ngushticëssë Hormuzit dhe programit bërthamor iranian. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан