• петок, 13 март 2026

Irani kumtoi se ka sulmuar një bazë ajrore amerikane në Irakun verior

Irani kumtoi se ka sulmuar një bazë ajrore amerikane në Irakun verior

Teheran, 10 mars 2026 (MIA) - Forcat e armatosura iraniane njoftuan se kanë sulmuar një bazë ajrore amerikane në Irakun verior, njoftoi DPA.

Baza Harir, e vendosur në rajonin autonom Kurdistan, ishte objektiv i sulmit me pesë raketa, kumtoi televizioni shtetëror iranian, duke i'u referuar Korpusit të gardës revolucionare islamike (IRGC).

Për sulmin deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga SHBA. sa/

foto: arkivi

Остани поврзан