• петок, 20 февруари 2026

Irani ka hyrë në negociata me SHBA-në me qëllim arritjen e rezultateve, pretendon zëdhënësi i MPJ-së iraniane

Irani ka hyrë në negociata me SHBA-në me qëllim arritjen e rezultateve, pretendon zëdhënësi i MPJ-së iraniane

Teheran, 17 shkurt 2026 (MIA) - Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagei, deklaroi se Teherani ka hyrë në negociata indirekte për programin e tij bërthamor me SHBAnë "seriozisht, me qëllim të mirë" dhe me qëllim arritjen e rezultateve, dhe se ekzistojnë shqetësime për "deklaratat kontradiktore" nga Uashingtoni.

Bagei për agjencinë iraniane të lajmeve para negociatave me SHBA-në, të cilat do të mbahen sot në Gjenevë, deklaroi se mbetet për t'u parë se sa serioze është pala tjetër në përpjekjet e saj për të përmirësuar "procesin e vërtetë diplomatik", publikoi TV "Pres".

"Ata po dërgojnë sinjale dhe mesazhe krejtësisht të paqëndrueshme, asnjëra prej të cilave nuk tregon seriozitet", tha Bagei. 

Ai shtoi se Irani negocion "në një atmosferë mosbesimi dhe skepticizmi të plotë" dhe se nuk mund të lejojë që të injorojë përvojat e tij të kaluara as edhe për një moment.

Delegacioni iranian dhe amerikan, të udhëhequra nga Ministri i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi dhe përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof, i vazhduan bisedimet indirekte për programin bërthamor të Iranit në Muskat më 6 shkurt, me ndërmjetësim të ministrit të Punëve të Jashtme të Omanit. 

Raundi i dytë i bisedimeve indirekte midis Iranit dhe SHBA-së do të mbahet sot në Gjenevë, me ndërmjetësimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Omanit.

"Në këtë raund negociatash, ne do të jemi të pranishëm me një ekip të plotë - politik, ligjor, ekonomik dhe teknik. Të pranishëm janë të gjithë ekspertët dhe përfaqësuesit e nevojshëm për të shprehur pikëpamjet dhe për të marrë vendime mbi aspekte të ndryshme të marrëveshjes së mundshme", tha Bagei. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан