• четврток, 17 октомври 2024

Irani ka bërë thirrje të rritet presioni ndaj SHBA-së që të ndërpriten sulmet izraelite në Gazë dhe Liban

Irani ka bërë thirrje të rritet presioni ndaj SHBA-së që të ndërpriten sulmet izraelite në Gazë dhe Liban

 Teheran, 16 tetor 2024 (MIA) - Presidenti iranian Masud Pezeshkian sot u bëri thirrje vendeve myslimane që ta rrisin presionin ndaj SHBA-së  që të ndërpritet ofensiva izraelite në Rripin e Gazës dhe Liban.

 Gjatë një bisede telefonike me sulltanin e Omanit, Hajtam bin Tariq al-Said, Pezeshkiani falënderoi kryeqytetin e Omanit, Muskat, për qëndrimin e tij ndaj sulmeve izraelite, njoftoi një agjenci iraniane e lajmeve.

 "Nëse vendet myslimane janë të bashkuara, regjimi sionist nuk do të ketë guximin t'i shkelë lehtësisht të drejtat", tha presidenti iranian.

 Ai sugjeroi se rritja e presionit ndaj mbështetësve të "regjimit sionist" mund ta ndalojë "makinerinë e tij vrasëse në Lindjen e Mesme".

Pezeshkiani e theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet vendeve të rajonit për të siguruar një qasje të përbashkët për zgjidhjen e problemeve në rajon dhe të përmirësohet bashkëpunimi për zhvillimin kolektiv dhe mirëqenien e njerëzve. 

 Foto: EPA

 

Остани поврзан