• сабота, 16 мај 2026

Irani: Jemi të gatshëm që të mbrohemi, por edhe të negociojmë me SHBA-në

Irani: Jemi të gatshëm që të mbrohemi, por edhe të negociojmë me SHBA-në

Teheran, 22 prill 2026 (MIA) – Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagai, deklaroi sot se armata iraniane është e gatshme ta mbrojë kombin, ndërsa Teherani edhe më tutje është i hapur për bisedime me SHBA-në. 

Deklarata e tij vijon si përgjigje e kërkesës pakistaneze për armëpushim. 

Irani, me kujdes duke i ndjekur ngjarjet në terren dhe në skenën politike, do të ndërmarrë masa të nevojshme dhe adekuate për mbrojtje të interesave iraniane dhe të sigurisë kombëtare, ndërsa forcat e armatosura gjithashtu në tërësi janë të gatshme që me vendosmëri ta mbrojnë kombin iranian nga çfarëdo lloj kërcënimi dhe e keqe, theksoi Bagai. 

Duke u përgjigjur në pyetjen për raund të ri eventual të bisedimeve me SHBA-në, theksoi se Irani do të fillojë bisedime “sapo të konkludojmë se ekzistojnë baza të nevojshme dhe logjike për shfrytëzim të këtij mjeti për realizimin e interesave tona kombëtare”. fc/

Foto: MPJ iraniane 

Остани поврзан