• сабота, 16 мај 2026

Irani i bëri thirrje KS të KB-së ta detyrojë Izraelin që t'i ndërpresë sulmet ndaj Libanit

Irani i bëri thirrje KS të KB-së ta detyrojë Izraelin që t'i ndërpresë sulmet ndaj Libanit

Nju Jork, 29 prill 2026 (MIA) – Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, mbrëmë i bëri thirrje Këshillit të Sigurisë së KB-së që të veprojë me vendosmëri dhe ta detyrojë Izraelin që plotësisht ta respektojë armëpushimin në Liban. 

Në debatin për situatën në Lindjen e Mesme, Iravani theksoi se Këshilli i Sigurisë së KB-së duhet të sigurojë dhe Izraeli “menjëherë t’i ndërpresë të gjitha sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile dhe t’i tërheqë të gjitha trupat e tij okupatore” nga Libani, njoftoi sot Al Xhezira. 

Ai, gjithashtu, i dënoi sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, si dhe aksionet e Izraelit në Gazë, Bregun Perëndimor të okupuar dhe Rrafshnaltën e okupuar siriane të Golanit. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан