• петок, 15 мај 2026

Irani hodhi poshtë planin e paqes së Trampit, kërkon dëmshpërblim dhe sovranitet të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

Irani hodhi poshtë planin e paqes së Trampit, kërkon dëmshpërblim dhe sovranitet të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

Teheran, 11 maj 2026 (MIA) - Mediat shtetërore iraniane publikuan se udhëheqja iraniane hodhi poshtë propoyimin e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, sepse ai përfaqësonte një thirrje për dorëzimin e Teheranit. 

Pranimi i propozimit do të thoshte që Republika Islamike do t'i nënshtrohej "kërkesave të tepërta" të presidentit amerikan, Donald Tramp, komentoi herët këtë mëngjes Press TV, një radiodifuzues i lidhur me udhëheqjen e Iranit, transmetoi DPA.

Nga ana tjetër, plani i Iranit kërkon ndërprerjen e luftës në të gjitha frontet dhe thekson se SHBA-ja duhet të paguajnë dëmshpërblime lufte, transmetuan mediat shtetërore.

Propozimi amerikan është refuzuar nga udhëheqja në Teheran, theksojnë mediat.

Tramp më herët e kritikoi kundërpropozimin e Iranit për t'i dhënë fund luftës si "krejtësisht të papranueshëm", kujton agjencia gjermane.

Presidenti Tramp për portalin amerikan Aksios deklaroi se do ta refuzonte përgjigjen "e papërshtatshme" të Iranit.

"Nuk më pëlqen përgjigjja e tyre", tha Tramp, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme rreth përmbajtjes së letrës.

Trampi nuk tregoi nëse SHBA-ja do të vazhdojë me negociatat, transmeton DPA. 

Sipas mediave shtetërore iraniane, Teherani, gjithashtu, kërkoi sovranitet të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit, shfuqizimin e sanksioneve dhe lirimin e aseteve të sekuestruara iraniane.

Debati rreth programit bërthamor të Iranit nuk ishte pjesë e përgjigjes, theksohet në raportet, të transmetuara nga DPA. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан