Irani fton Këshillin e Sigurimit të KB-së që të ndërmarrë masa për të ndaluar luftën
- Irani sot ka ftuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrë masa për të ndaluar luftën e Republikës Islamike kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Teheran, 3 mars 2026 (MIA) - Irani sot ka ftuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrë masa për të ndaluar luftën e Republikës Islamike kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Esmail Bagai, në konferencën për mediat tha se Këshilli i Sigurimit mund ta bëjë këtë "nëse dëshiron" dhe "ka detyrimin" ta bëjë.
"Nuk ka pengesë për të vepruar përveç vullnetit të tij", shtoi Bagai
Si anëtare e përhershme e këtij organi të organizatës botërore, SHBA-ja ka të drejtë të vendosë veto, kujtojnë agjencitë.
SHBA-ja dhe Izraeli kryen sulme ndaj Iranit të shtunën, ku humbi jetën udhëheqësi suprem, ajatollah Ali Hamnei, si dhe zyrtarë të lartë shtetërorë dhe komandantë ushtarakë. Irani iu përgjigj me sulme raketore dhe me dronë ndaj Izraelit dhe bazave amerikane në vendet fqinje arabe të Lindjes së Mesme.
Teherani ka mbyllur edhe ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon një e pesta e naftës botërore. Që nga dje, lufta është zgjeruar në Liban, ku Hezbollahu ka lëshuar raketa drejt Izraelit, i cili iu përgjigj me sulme ajrore mbi pozicionet e grupit shiit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s