Irani emëron Alireza Arafin në këshillin udhëheqës pas vrasjes së Hamneit
- Irani emëroi ajatollahun Alireza Arafi në këshillin e përkohshëm udhëheqës, i cili do ta udhëheq vendin pas vrasjes së udhëheqësit suprem, ajatollahut Ali Hamnei.
Teheran, 1 mars 2026 (MIA) - Irani emëroi ajatollahun Alireza Arafi në këshillin e përkohshëm udhëheqës, i cili do ta udhëheq vendin pas vrasjes së udhëheqësit suprem, ajatollahut Ali Hamnei.
"Këshilli për përcaktimin e interesave të shtetit ka zgjedhur ajatollah Alireza Arafi si anëtar të këshillit të përkohshëm udhëheqës", njoftoi zëdhënësi i këshillit, Mohsen Dehnavi, në një deklaratë në X.
Këshilli i përkohshëm, i cili do të përfshijë presidentin dhe kreun e gjyqësorit, do ta udhëheqë vendin derisa Asambleja e Ekspertëve "të zgjedhë një udhëheqës të përhershëm sa më shpejt të jetë e mundur".
Alireza Arafi është një figurë me ndikim në hierarkinë iraniane, i njohur si drejtor i Seminareve Islamike dhe anëtar i Këshillit të Gardianëve. sa/