• понеделник, 02 март 2026

Irani e konfirmoi vdekjen e Hamneit, shpallen 40 ditë zie kombëtare

Irani e konfirmoi vdekjen e Hamneit, shpallen 40 ditë zie kombëtare

Teheran, 1 mars 2026 (MIA) - Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei është i vdekur, konfirmuan sot mediat shtetërore iraniane.

Ai u vra si "martir", raportuan agjencia gazetareske IRNA dhe Fars. Si përgjigje e kësaj, udhëheqësia iraniane shpalli 40 ditë zie kombëtare, sipas televizionit shtetëror iranian.

Paraprakisht presidenti amerikan Donald Tramp e shpalli Hamnein të vdekur, pasi SHBA dhe Izraeli dje filluan sulme gjithëpërfshirëse ndaj Iranit.

"Hamnei, një nga njerëzit më të këqij në histori, është i vdekur", shkroi Tramp në Truth Social, duke shtuar: "Ky është shansi më i madh për popullin iranian që të rimarrë vendin e tij".

Udhëheqësi fetar ka luajtur një rol kyç në formësimin e politikës së brendshme dhe të jashtme të Iranit gjatë dekadave të fundit, duke e zhvilluar Republikën Islamike në një lojtar të fuqishëm rajonal, raporton DPA.

Sulmet e djeshme shënjestruan vende kyçe ku po takohej udhëheqja iraniane, duke vrarë zyrtarë të lartë, përfshirë ministrin e mbrojtjes dhe kreun e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, njoftoi më parë armata izraelite.

Sulmi, në të cilin u vranë më shumë se 200 persona sipas Gjysmëhënës së Kuqe, shkaktoi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit dhe forcave ushtarake amerikane të stacionuara në Lindjen e Mesme.

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit njoftoi në një deklaratë se "martirizimi i Imam Ali Hamneit do të shënojë fillimin e një kryengritjeje të madhe kundër tiranëve të botës".

Këshilli u formua në gusht për të centralizuar strategjinë ushtarake pas luftës 12-ditore në të cilën Izraeli dhe SHBA sulmuan Iranin. sa/

Foto: DPA

Остани поврзан